TVSH-ja për biznesin e vogël, deputeti i PD: Ka tre efekte negative
Ligji që përfshin biznesin e vogël në TVSH, është kundërshtuar nga opozita me argumentimin se rrënon biznesin e vogël por qeveria është shprehur se nuk do të ketë rritje çmimesh. Por deputeti demokrat Agron Shehaj mendon ndryshe.
Njohës i mirë i ekonomisë, Shehaj në një postim në facebook, shkruan se TVSH për biznesin e vogël, rritet çmimet me 20%, penalizon deri në mbylljen e bizneseve të vogla dhe rrit koston për vetë biznesin e vogël.
Ai kërkon edhe debat publik dhe transparencë mbi efektet e këtij ligji. ”Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta. Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji”,-shkruan Shehaj.
Statusi
Përfshirja në skemën e TVSH të bizneseve të vogla do ketë disa efekte të pakontestueshme, më konkretisht:
1) rritjen e çmimeve në masën deri në 20%, sidomos për bizneset e vogla që ofrojnë shërbime (parukeri, bar, etj.) Rritja e çmimeve do ulë fuqinë blerëse të konsumatorëve.
2) penalizim deri në mbylljen e bizneseve të vogla. Si pasojë e rritjes se çmimeve bizneset e vogla do vuajnë më shumë konkurrencen e bizneseve të medha të cilat do avantazhohen nga ky ligj.
3) rritja e kostove te bizneseve të vogla për efekt të përmbushjes së procedurave tatimore të TVSH.
Këto janë vetëm disa nga efektet negative. Jam i gatshëm të ballafaqohem publikisht me këdo që përpiqet të mohojë këto të vërteta. Çdo person që e mendon ndryshe (ministra, deputetë, përfaqësues të biznesit, studiues), e ftoj të shkojmë përtej deklaratave dhe të diskutojmë në një debat publik dhe transparent mbi efektet e këtij ligji.
KOHA JONË SONDAZH

