FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uashingtoni zyrtar uron Ramën: Përgëzime për zgjedhjet korrekte!

Nga Herion Mesi-

Zgjedhjet quhen të mbyllura. Uashingtoni i njeh, Brukseli po se po. Vetëm Luli dhe LSI nuk i pranojnë.

Para disa ditëve Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken dha dënimin publik dhe politik ndaj ish-kryeministrit Berisha. Ishte si dënim me vdekje!

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Berishës ishte me dinakeri në “mbrojtje të dinjitetit personal e familjar”. Më pas doli në mënyrë të çuditshme dhe aspak diplomatike presidenti Meta që e quajti “paçavure” letrën e kryediplomatit botëror, Blinken.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurajo e madhe dhe guxim i madh të mbrosh Sali Berishën përballë numrit dy në Shtëpinë e Bardhë! Nëse do të ishte Meta i shpalluri nongrata nga SHBA, Sali Berisha nuk do ta mbronte aspak ose do të shprehej se “është problem personal i Metës!” dhe do ta braktiste.

Ilir Meta e mbrojti! Dhe para kujt, para numrit një të diplomacisë botërore.

Ndërsa sot Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar kryeministrin shqiptar Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Zakonisht nuk urojnë direkt me emër, por sekretari amerikan i shtetit e bëri personalisht urimin. Dhe për Edi Ramën që Berisha dhe Meta e akuzojnë për zgjedhje të manipuluara.

Urimi personal i Blinken është goditje direkt për ish-kryeministrin Berisha dhe një tangente për Presidentin Meta.

Ndërkohë LSI dhe PD vazhdojnë me sulmet ndaj kryeministrit se ka vjedhur zgjedhjet. KAS dhe Kolegji Zgjedhor vendosen në favor të PS dhe zyrtarisht zgjedhjet quhen të mbyllura. Retorika dhe përplasja politike do vazhdojë më vonë në shtator në parlament.

E verteta e këtyre zgjedhjeve mbetet se LSI e masakruan të dyja partitë, por kryesisht PS. Nga manipulimet dhe nga pazaret në komisione tregojnë burime të besueshme se i janë vjedhur nga një mandate deputeti në Korçë, në Berat, në Durrës, në Elbasan, në Tiranë, në Fier, mundet dhe në Vlorë.

Zgjedhjet u mbyllën, Rama mori përgëzimet amerikane.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?