“Udhëtoi me charter privat”, Kryeministri Rama u përgjigjet akuzave të PD-së

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, këtë herë për një udhëtim në Suedi për të cilin demokratët thonë se e ka bërë me charter privat.

Deputetja Orjola Pampuri ka akuzuar Ramën se “ka shpenzuar mbi 790 milionë euro për lukse gjatë 8 viteve në pushtet”.

Po Suedia ku hyn këtu? Jo, unë nuk kam udhëtuar në drejtim të Suedisë. Sidoqoftë, çështja e pagesës së këtij udhëtimi imagjinar nuk duhet lënë pa u zbardhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj duhet pyetur urgjent ai që i uli 5004 delegatë imagjinarë në 1958 vendet reale të Pallatit te Kongreseve. Gjeni një perkthyes e mos shikoni vetëm fotografitë“, është pergjigja e kryeministrit Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Facebook, Rama shkruan: Budallallepsja vjen nga dy rrugë. Njëra të besosh atë që s’është e vërtetë; tjetra të refuzosh të besosh atë që është e vërtetë”, shkruan Soren Kierkegaard. Këtë duhet ta mbajë parasysh çdo qytetar demokrat, i cili sot gjendet mes këtyre dy rrugëve, ku njëra palë i thotë beso atë që s’është e vërtetë, ndërsa pala tjetër i thotë refuzo ta besosh atë që është e vërtetë.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?