FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ulsi Manja: Po bëjmë shtet. Nuk lejojmë arrestimin e Tahirit

Në dalje të mbledhjes së Këshillit të Mandateve, përfaqësuesi i PS-së, deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se maxhoranca e mbështet plotësisht hetimin e prokurorisë kundrejt Tahirit, por nuk mund të pranojë arrestimin e ish ministrit të Brendshëm. Ai tha se nuk ka asnjë provë që të mbështesë vendimin për arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Manja nga ana tjetër ka sulmuar përfaqësuesit e opozitës, duke deklaruar se ata janë të interesuar tek pushteti dhe jo tek zbardhja e të vërtetës që lidh Tahirin me grupin kriminal të Habilajve.

“Po flasim për opinionin publik, ishte e natyrshme që do kishte dy qëndrime, ne si shumicë jemi të interesuar ër të vërtetën dhe atë e kërkojmë nga institucione e drejtësisë dhe jo nga opozita, e cila u pa qartë që ka hallin e puishtetti. Është normale që kur të tilla halle, gjykimi i ftohtë Ne e kemi pranuar kërkesën e prokurorisë për kontrollin e banesës e atij personal duke garantuar konform rregullave vijimin e hetimeve nga prokuroria, që do të thotë ajo është e lirë që të vijojë të gjitha hetimet. Ndërsa lidhur me kërkesën për arrestimin, ne si shumicë çmojmë se kjo kërkesë nuk mbështetet në prova sic e kërkon ligji, kushtetuta e kodi penal. Ne e inkurajojmë prokurorinë pavarësisht se këto hetime kanë vetëm 72 orë që kanë nisur. Ne e garantojmë prokurorinë që do ti japim të gjithë mbështetjen e duhur, sepse jemi për të mbështetur të vërtetën.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?