“Urat historike u shembën! Rroftë Rilindja!”
Partia “Zgjidhja e drejtuar nga Koço Kokëdhima ironizoi qeverinë, pas lajmit të dhimbshëm të rrëzimit të dy urave shekullore në Libohovë dhe Kolonjë. Në një reagim në Facebook, “Zgjidhja” u shpreh: “Urat historike u shembën! Rroftë Rilindja!” dhe me sarkazëm u shpreh se qeveria e tutkunëve nuk kishte kohë për t’i restauruar e mbrojtur, ngaqë ishte e zënë me planin për kapjen e drejtimit të FSHF-së
Statusi
Ura 300-vjeçare e Orgockës në Kolonjë dhe ajo 200-vjeçare e Hoshtevës në Libohovë nuk janë më. Këto vepra arti disa shekullore dhe pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë u zhdukën sepse kjo qeveri tutkunësh nuk kishte kohë për t’i restauruar e mbrojtur, ngaqë ishte e zënë me planin për kapjen e drejtimit të FSHF-së. ZGJIDHJA denoncon me shqetësim dhe indinjatë të thellë këta zyrtarë të lartë që zhdukin në një ditë të vetme thesare dhe dëshmi kulturore e historike që nuk i zhdukën dot shekujt.
#ZgjidhjaPërShqipërinë
KOHA JONË SONDAZH

