FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vala e përjashtimeve në PD, flet Rama: Për të qarë e për të qeshur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përjashtimit të Sali Berishës dhe disa eksponentëve të tjerë nga PD. Sipas kryeministrit, kjo është për të qeshur dhe për të qarë, duke theksuar se dy kufomat politike janë në një gjendje dramatike.

Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj për gjendjen dramatike ku është PD, por ndonjëherë edhe qeshim.

Nuk më rezulton anëtarë të kryesisë që të marrin këtë godinë me dhunë dhe ne nuk kemi bërë fortifikime. Jemi të gjithë bashkë në një proces. Nuk jemi në një proces kacafytje për interesa vetjake siç janë dy kufomat e PD që klane për të marrë peng demokratët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është një kacafytje që asnjëri mos e lëshojë tjetrin se po ra njëri bie dhe tjetri.

Swiss Digital Mobile Reklama

PD është në funksion të zgjidhjes së dy in

Njëri kufomë politike me seli, tjetri pa seli, njëri i mbyllur në seli, tjetri në listën e zezë.

Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufomat dhe të shkojnë përpara“, tha Rama pasi doli nga mbledhja e kryesisë në Partinë Socialiste.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?