Vandalizmi intelektual i rilindjes urbane përpiu 400 milionë euro, ndërsa për teatrin nuk ka lekë

Nga Petrit Vasili

Per Teatrin Kombetar nuk gjenden leke per qamet. Nuk ka asnje mundesi qeveria e shkrete qe te gjeje para’ per teatrin,po nuk ka fare fare nuk ka.

Ndersa per te ashtuquajturen rilindjen urbane mbi 400 milione euro jane bere rrush e kumbulla deri tani dhe financimi vazhdon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po cfare po i rilind Shqiperise kjo rilindje e abortuar? Ajo po i rilind injorancen, mediokritetin dhe shkretimin kulturor. Sepse ketyre shkollepakteve u interesojne vetem pllakat e sokakeve,qe i ndryshojne dhjetra here qe te vjedhin sa ne lehte parate dhe jo Teatri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta duan te akomodojne injorancen e tyre tashme te dukshme, te qarte dhe vetshkaterruese ne projekte,qe cimentojne kete injorance.

Shkollepaku me shoke harrojne qe edhe nga lashtesia nuk na kane mbetur sheshet e sokaket por na kane mbetur amfiteatrot madheshtore, qe u rezistuan mijra vjeteve pasi shoqeria njerezore vetem tek teatrot nuk kurseu te shpenzonte gjithshka,qe lartesonte kulturen edhe ne ditet me te veshtira mes luftrash apo dite zie buke.

Amfiteatrot e Butrintit dhe Durresit jane akuza me e rende qe vjen nga shekujt kunder injoranteve te shekullit te 21, qe kane pushtuar qeverine me vandalizmin e tyre intelektual.

Po, po, keta armiq te kultures dhe dijes ne krye te qeverise, si sekt i lindur nga injoranca dhe qe po i ngrene monument asaj, nuk mund te japin asnje lek per teatrin,qe do te ishte pasqyra ky fytyra e injorances qeveritare do te dilte sheshit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?