Vangjel Tavo tallet me Bledi Çuçin për afrimin e Ediola Brahas me PS

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ditën e sotme ka bërë të ditur  se një tjetër ish-deputete është larguar nga LSI-ja. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Çuçi bën me dije se Ediola Braha i është bashkuar PS-së.

Në fakt Ediola Braho ka qenë pjesë e PS-së prej dy vitesh dhe nuk ishte pjesë e strukturave të saj që kur vendosi të votonte vetëm ligjet e PS. Braho mori mandatin pas largimit nga Kuvendi të PS dhe LSI dhe prej vitesh e quan veten përfaqësuese të PS. Ish-ministri Vangjel Tavo ironizon deklaratat e Çuçit dhe thotë se nuk është LSI, por Rilindja drejt shkërmoqjes. “Po ç’na bëre more Bledi!? Po si na e bëre këtë o Bledi!? Po si na e more o Bledi!? Po si nuk e kuptove prej dy vitesh kur të erdhi në zyrë (të kujtohet?) që ishte e juaja o Bledi!? Po si nuk e kuptove që ishte e juaja teksa votonte çdo ligj të “Rilindjes”, o Bledi!? Po si nuk e kuptove o Bledi, se sa talent kishte dhe sa e vlefshme ishte për “Rilindjen” kur e përzgjodhët relatore të ndryshimeve kushtetuese për kodin zgjedhor? Mos more Bledi çfarë na bëre! Na more një vlerë të madhe me famë ndërkombëtare! Sa për shkërmoqjen, o Bledi, është “Rilindja” drejt shkërmoqes totale më 25 prill. Asgjë e askush nuk mund ta ndalë më karrocën e “Rilindjes” tashmë të drejtuar drejt greminës”,- deklaron Vangjel Tavo në Faceobook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?