FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Varrezat greke në Shqipëri, takohen komisionet dypalëshe në Athinë

Pavarësisht deklaratave të politikanëve grekë dhe shqiptarë lidhur me çështjet e hapura mes dy vendeve, në nivel teknik duket se bashkëpunimi mes palëve vazhdon normalisht. Mbi të gjitha për problemin e krijuar lidhur me ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri.

Sikurse ishte njoftuar edhe më parë, në Athinë është zhvilluar takimi i radhës së komisioneve dypalëshe për varrezat e ushtarëve grekë të rënë në Luftën e Dytë Botërore.

Për dy ditë, komisionet kanë zhvilluar bisedime teknike në kryeqytetin grek për kapërcimin e pengesave lidhur me ndërtimin e varrezave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndonëse nuk ka detaje lidhur me diskutimet, Top Channel ka mësuar se palët kanë dialoguar në një klimë miqësore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët kanë sqaruar dhe zgjidhur një sërë paqartësish teknike lidhur me procedurat dhe mënyrat e identifikimit të eshtrave të ushtarakëve të rënë në frontin e Luftës së Dytë Botërore, si dhe detaje të tjera lidhur me problematikën e marrëveshjes në fjalë.

Komision shqiptar kryesohej prej Dedë Prenga, gjeneral brigade dhe komandant i KDS-së, ndërsa pala greke prej Themistoklis Burolias, gjeneral major i Forcave Ajrore. Sipas marrëveshjes, takimi i radhës duhet të zhvillohet brenda 6 muajve në Tiranë. /TCh/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?