Vasili: 200 milion eurot e Teatrit, po çmendin histerinë e injorantëve

Kreu i deputetëve të LSI-së Petrit Vasili i është rikthyer cështjes së Teatrit Kombëtar dhe 200 milion eurove, që sic thotë Vasili, po çmendin histerinë e të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës.

Duke ju referuar deklaratës së drejtorit të Arteve të Bukura të Firencës, Claudio Rocca, Vasili shkruan se vandalëve dhe injorantëve në krye të qeverisë dhe bashkisë, ua udhëheq rrugën hajdutlliku që shkatërron pronën publike, vlerat historike e kulturore dhe që rrënon Tiranën e gjithë vendin.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Swiss Digital Desktop Reklama

Të diturit nga Firence, të paditurit në krye të qeverisë e bashkisë dhe Teatri….

Swiss Digital Mobile Reklama

200 milion eurot e Teatrit ja çmendën histerinë të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë.

Të paditurit folën për godinën, që do të binte nga minuta në minutë, për sëmundje të rrezikshme pa emër, për projektin fashist të teatrit etj etj gomarllëqe me thes vetëm e vetëm që ta zhvasnin atë copë tokë e për të rrëmbyer milionat.

Drejtori i arteve të bukura të Firences Claudio Rocca thotë qartë:

“Teatri nuk duhet të shembet në emër të historisë së tij dhe shtresëzimit të arkitekturës”.
Këtë thonë të diturit nga Italia në emër të logjikës së ftohtë profesionale, që jua udhëheq atyre rrugën.

Ndërsa vandalëve injorantë të qeverisë dhe bashkisë jua udhëheq rrugën hajdutllëku, që shkatërron pronën publike, vlerat historike e kulturore dhe rrënon Tiranën dhe gjithë vendin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?