FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: 40% e shqiptarëve në varfëri, qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh

Nga Petrit Vasili

40% te shqiptareve në varfëri të rënde,qeveria barkplotë qesh me popullin barkbosh.

Asgje tjetër më qartë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë një qeveri për njerëzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varfëria në Shqipëri është ulur këmbëkryq në 40% te popullsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria është nën akuzë nga varferia dhe nga qytetarët të cilet e vuajnë në mënyrë të tmerrshme atë.

Shifrat që Banka Botërore jep për varfërinë do të kishin detyruar çdo qeveri të largohej për shkak të fajit social shumë të madh që rendonte mbi të.

Qeveria e dhembshur ndaj oligarkëve, që ju përgjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% në 8%, për të varfrit është e egër, e shurdhër dhe e pandjeshme.

Faktet janë këto:

“Në Shqipëri 1,1 për qind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 për qind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 për qind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.

Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nën edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”.

Ndaj koha për të reaguar është sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?