Vasili: 8 drejtorë në Hipotekën e Vlorës, “suksesi” i Ramës me timon e tepsi!?
Për shkak të abuzimeve me pronat, në Vlorë asnjë zyrtar nuk pranon të marrë drejtimin e hipotekës. Në pak muaj janë ndërruar 8 drejtues. Kjo situatë ka sjellë dhe reagimin e nënkryetari të LSI-së, Petrit Vasili.
Në një publikim në Facebook, Vasili thotë se hipoteka e Vlorës është treguesi i dështimit të kryeministrit.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
“8 drejtore ne Hipoteken e Vlores, “suksesi” i Rames me timon e tepsi!?
Edi Rama ne vitin 2017 klithte lart e poshte sokakēve te Shqiperise, se sapo te rrembente timonin dhe tepsine do te ngrinte medemek nje administrate profesionale,te pakorruptuar, dhe te qendrueshme.
Shihni vete. Vetem ne Hipoteken e Vlores jane nderruar qe nga rrembimi i timonit dhe tepsise nga ky Rama plot tete drejtore. Kjo ishte administrata profesionale,e pakorruptuar dhe e qendrueshme e timonit te Rames.
Lexoni tufen e Drejtoreve ne hipoteken e Vlorës plot tete cope drejtora:
Bilbil Aliaj Shkurt e ne vazhdim
Taulant Canameti (Nëntor 2019-shkurt 2020)
Elona Hodaj, shtator 2019-tetor 2019 (më pak se 1 muaj)
Alteo Nazëraj, shtator 2019-shtator 2019 (10 ditë)
Florian Almadhi, maj 2019-shtator 2019 (5 muaj)
Klodian Troci, korrik 2018–shtator 2019 (në maj që kaluar nëndrejtor, 1 vit e 2 muaj)
Sokol Banaj, janar 2018–korrik 2018 (6 muaj)
Rezart Elmazi, tetor 2015-korrik 2017 (1 vit e 10 muaj)PD reagon për padinë e Bashkisë Tiranë ndaj Bashës”.
KOHA JONË SONDAZH

