FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: “Babarrypi” përdor shëndetin e fëmijëve për ca ditë të qelbura pushtet më shumë

Tejet i ashpër është treguar sot ndaj Kryeministrit, ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, pasi ka parë videon propagandistike të Ramës lidhur me shpërndarjen e fishave të diabetit për fëmijët.

“Kryeministri perdor shendetin e femijeve per ca dite te qelbura pushtet me shume,-  shkruan Vasili. – Kryeministri “babarryp” se babagjysh nuk eshte thote se siguroi ca fisha qe masin diabetin te femijet.Dhe ky eshte sevap qe e bëka ky dhe jo shteti.

Po e di ky “babarrypi” qe mijra femijeve me semundje onkologjike,me hemofili,me talasemi etj u mungojne ilaçet pa te cilat jeta eshte e pamundur apo edhe jeta e tyre varet nga sevapi i ketij.Thene me thjesht po deshi ky edhe mund te jetojne po nuk deshi ky atehere nuk do te jetojne.
Turp i rende perdorimi i pacipe i shendetit te femijeve per ca di te felliqura pushtet me shume.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?