Vasili: Bëjini një derman këtij kryeministrit tonë

Kreu i deputetëve te LSI
Petrit Vasili ka komentuar deklaratat në mesnatë te kryeministrit Rama.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Vasili thotë që duhet ‘të ja lemë në dorë punën psikiatërve’.

Vasili ironizon edhe postimin e Edi Ramës, të bërë në mes të natës e duke thënë ‘mirëmëngjesi’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri përshëndet në mesnatë me det kur Shqipërinë e mori lumi.

Bëjini një derman këtij kryeministrit tonë.

Shqipëria është në hall nga përmbytjet dhe mijëra familjeve u kërcënohet prona dhe jeta dhe ky i përshëndet në fb në mes të natës me foto nga deti në behar.

Ky kryeministri e thotë shqeto “bëjini dermanin vetë vetes, se unë kam qejfin tim”.

Në këtë situatë që ndodhet ky kryeministër që s’di ç’flet dhe që na thotë në mes të natës mirëmëngjesi me det kur shqiptaret i mori lumi, politika të bëjë pak mënjanë dhe t’ia lërë në dorë punën psikiatërve.

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?