Vasili: Çështjet e Ramës dhe Markut, i mbyll një prokuror
Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, akuzon se Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku, ka përdorur si për çështjen e saj dhe të Edi Ramës, të njëjtin prokuror. ”Kjo është drejtësia e “re”e neveritshme, që do të thotë burg për të gjithë, me dhe pa të drejtë dhe mbyllje e çdo zullumi me ligjin për kryeministrin dhe për kryeprokuroren, që i shërben atij”,-shkruan Vasili. Më tej ai thotë se Rama dhe Marku, i bëjnë qoka mbylljeje çështjesh njëri-tjetrit dhe turpi është sheshit.
Postimi i plotë
Arta Marku i mbyll ceshtjen vetes me te njejtin prokuror si Rames, CFARE TURPI. Arta Marku i mbyll fët e fët ceshtjen vetes. I njejti prokuror qe mbylli ceshtjen Edi Rames per manipulimin dhe mashtrimin nepermjet ekspertizes se audiopergjimit te Agron Xhafes mbylli sot me te njejtin zell dhe shpejtesi edhe ceshtjen e Arta Markut e akuzuar per shperdorim detyre.
Kjo eshte drejtesia e “re”e neveritshme,qe do te thote burg per te gjithe, me dhe pa te drejte dhe mbyllje e cdo zullumi me ligjin per kryeministrin dhe per kryeprokuroren, qe i sherben atij.
Keta i bejne qoka mbylljeje ceshtjesh njeri tjetrit dhe turpi eshte sheshit. Kush e beson më kete drejtesi nuk ka me asnje respekt per veten. Ja vendimi me i fundit qe i mbyll ceshtjen Arta Markut. CFARE KOMEDIE…..E ZEZE…
KOHA JONË SONDAZH

