Vasili: Ka dosje të tjera për lidhjet me krimin. Rama duhet të iki një orë e më parë

Kryetari i grupit parlamentar i lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ftuar në studion e Fax News është shprehur se për të parandaluar këtë situatë në të cilën është përfshirë vendi do të përdoren forma nga më të ndryshmet. “Këto ditë u njohëm me material vërtët tronditës, që na dëshmon se dhe zgjedhjet e 25-qershorit, janë zgjedhe të dhunuara. Unë e kam deklaruar që një ditë pas zgjedhjeve në 27-qershor që këto ishin zgjedhjet më të shkatërruara. Tani e kemi të konfirmuar se si krimi ka qenë njësh me politikën dhe me problemet e mëdha të trafikimt. Ne kemi përpara një problem shume të rëndë që fajtor është vet Edi Rama se ka njohur situatën dhe e ka përdorur situatën për qëllimet e tij dhe të kriminelëve”,- tha Vasili.

Kreu i deputetëve të LSI-së u shpreh se opozita po kërkon largimin e Edi Ramës, si e vetmja mënyrë për të normalizuar situatën dhe për të gjetur fajtorët, pasi shoqëria është e tronditur nga faktet që po dalin. Ai tha se shumë shpejt do të ketë dhe protesta. “Mënyra se si duhet të largohet kjo e keqe do të arrihet të bashkohen me këtë çështje, mund të pyesin për protestat, do të këtë protesta në kohën e duhur, do të ketë një sensibilizim të opinionit publik. Për të hequr sa më parë këtë njëri sepse shoqëria është tronditur, format që do të përdorim do të jenë nga më të larmishmet”,- u shpreh Petrit Vasili.

Kreu i deputetëve të LSI paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë dosje të tjera që faktojnë lidhjet e krimit me pushtetin. “Krimi dhe qeverisja është bërë njësh, edhe në fushatë elektorale thirrja ka qenë që të bënin vota. Dosje të tjera. Të tjera gjëra të tjera do të pasojnë, do të ketë akoma ngjarje të tjera që do ta pasojnë këtë. Këta e kanë bërë Shqipërinë narko-republikë. Faktori ndërkombëtar nuk do të jetë tolerant. Shqipëria nuk është vend i izoluar por ka marrëdhënie të rëndësishme me partnerët, ata nuk mund ta lënë që të jetë vatër e drogës dhe për këtë do të ketë reagim të fortë”,- u shpreh Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tha se Kryeministri Edi Rama, minimumi që i ka mbetur të bëjë është largimi nga drejtimi i qeverisë. Vasili ka sjellë në vëmendje raste kur kryeministrat kanë ikur nga pushteti për shumë më pak gjera dhe akuza sesa këto që kanë dalë në Shqipëri. “Ky kryeministër minimum duhet të japë dorëheqjen, ky ka kërkuar dorëheqjen e Berishës, ka pasur një standard moral, ku e ka moralin. Minimumi është largimi i tij, ka pasur kryeministra që janë larguar për plagjiaturë, ky rezulton i lidhur me krimin, ku e ka moralin. 20 milionë thoshin aty nuk i dalin për fushatë. U hodhën aq shumë para sa tronditën kursin valutorë”,- u shpreh Vasili.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreui deputetëve të LSI-së ka ngritur pikëpyetje dhe për legjitimietin e shumë reformave që janë kryer nga personat e akuzar për përfshirje në trafik droge. “Ka disa drejtues pa asnjë lloj identiteti, edhe në mos qofshin përdorues. Ndonjë prej tyre është dhe i sinqertë, ish-kryeministri Majko, thotë se atje ku nuk u ul me kriminelët nuk mori vota, kjo do të thotë se janë pa identitet. Për shkëputjen e krimit nga politike do të ndërmarrim nisma të karakterit ligjor, politikë dhe moral. Shembulli më i mirë i largimit të këtij kryeministri të inkriminuar, dhe Rama me këtë ministrin flisnin më shumë për vetingun, këta do bënin vetingun, këta që qan dynjanë për vetingun, ja vetingu, këta do bënin vetingun!?”,- u shpreh kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?