Vasili, kritika qeverisë për bujqësinë

Pas takimeve të Ramës me fermerët në Kuçovë dhe të Panaritit në Lushnje, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ai thotë se bujqësia po përballet me shqetësime të tregut.

“Bujqësia po përballet me shqetësime të tregut. Ministria e Financës, Bujqësisë dhe Ekonomisë të ulen së bashku. Të ngrihen zyrat e monitorimit të eksporteve bujqësore. Masa që ndikojnë në rritjen e çmimit të produkteve bujqësore. Të vlerësohet  pagesa e TVSH-së direkt fermerëve. Të vlerësohet pagesa CASH deri në 100 mijë lekë. Të ngrihet bursa e produkteve bujqesore”, thotë Vasili në një reagim të shpërndarë për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?