Vasili: Kryeministër injorant, mos fol më për vaksinimin. Në 2012-n ishim shembull

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka vijuar edhe sot replikat e tij në distancë me kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën e vaksinimit në vend.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Shëndetësisë i kujton kreut të Ekzekutivit vizitën e Prenceshës Matilde të Belgjikës, e cila në emër Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasili

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkollëpaku flet edhe për vaksinat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpjegojani shkollëpakut që Shqipëria ka qenë vend lider për vaksinimin në gjithë Ballkanin,prandaj edhe Princesha Matilde sot mbretëreshë e Belgjikës erdhi në 2012 për ta promovuar këtë sukses të Shqipërisë dhe për ta bërë shembull për gjithë Rajonin, në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Thuajini të mos flasë më ky kryeministër injorant se po gajas dynjanë, por edhe po ja nxin faqen Shqipërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?