LSI, Vasili: Marrëveshja Marku- Xhafaj, një puç kushtetues

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për marrëveshjen mes Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme. Në një reagim, Vasili thotë se kjo marrëveshje synon ngritjen e një strukture të drejtësisë për mbrojtjen e drogës dhe të krimit.

Deklarata e Petrit Vasilit:

“Marrëveshja Marku- Xhafaj për ngritjen e drejtësisë së drogës dhe krimit. Tashme puci kushtetues dhe krimi i abuzimit me detyren shteterore eshte konsumuar ne mes te dites.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marveshja Marku-Xhafaj eshte nje puç kushtetues dhe shperdorim kriminal i detyres, pasi askund ne kushtetute dhe ne ligj nuk ka asnje germe, qe jua jep kete te drejte. Thelbi i reformes ishte: qe as prokurori i pergjithshem s’do te kishte asnje kompetence mbi prokuroret qe do te ndiqnin korrupsionin e zyrtareve te larte dhe krimin e organizuar, ndersa per ministrin e brendeshem as qe behej fjale fare. Pavaresia e plote e SPAK dhe Byrose se Hetimit ishin thelbi i reformes ne drejtesi prandaj edhe ligji per to u votua konsesualisht.Sot ky ligj u zhbë dhe mafia qeveritare e kryeministrit krijoi strukturat paralele antiligj per te mbyllur dosjet e rames dhe ministrave,per mbyllur ne menyre kriminale hetimin e trafikut te droges pra dosjen tahiri dhe gjonaj, ne menyre qe edhe kur te ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit te gjejne toke te djegur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Marreveshja Marku- Xhafaj eshte thjesht nje marreveshje mafioze qeveritare qe ne vend te institucioneve te pavarura e te depolitizuara ngriti: DREJTESINE E DROGES DHE TE KRIMIT”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?