Vasili: Modeli Trump i suksesit në ekonomi dhe rrënimi ekonomik i rilindjes

xnë një reagim në Facebook shprehet se modeli ekonomik i Edi Ramës ka sjellë dështimin e ekonomisë së vendit. Vasili sugjeron se Shqipëria duhet të aplikojë praktikat ekonomike që presidenti Donald Trump po ndjekë në SHBA.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Modeli Trump i suksesit ne ekonomi dhe rrënimi ekonomik i rilindjes. Komisioni Europian tregon qarte rrënimin ekonomik të Shqipërisë për shkak te rilindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koncesione shkaterrimtare, ekonomi e gerryer nga korrupsioni mungese totale vizioni,monopole oligarkesh,papunesi dramatike dhe emigracion i dimensioneve te frikshme,derrmimi i shendetesise dhe arsimit ,kjo eshte situata ekonomike ne Shqiperi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne rast se ky kryeminister dhe kjo qeveri do te kishin Shqiperine te paren, zgjidhjen dhe modelin ekonomik e kishin te gatshem dhe te nje suksesi te garantuar dhe ky eshte Modeli Ekonomik i Presidentit Trump. Modeli Trump, qe ka moton Amerika e Para, u orientua nga ulja e taksave dhe lufta pa kompromis ndaj papunesise, konkurenca e ndershme, transparenca dhe asgjesimi i burokracive korruptive.

Ky model i Trump dha rezultate spektakolare dhe nje transformim ekonomik qe Amerika nuk e kishte pare prej vitesh. Por Rama dhe rilindja qe e kane Shqiperine te fundit,i urrejne modelet ekonomike si i Trump,qe i japin liri sipermarrjes dhe qytetarit,modelet qe luftojne oligarket dhe monopolet.

Rilindja gjallon mbi korrupsionin,koncesionet si vjedhje gjigande, terrorin fiskal, konkurencen e pandershme dhe burokracine rilindase,qe funksionon mbi korrupsionin e cfrenuar.

Pas alarmit dramatik qe vjen nga Komisioni Europian per ekonomine shqiptare eshte akoma me e qarte, qe cdo dite e rilindjes ne pushtet eshte nje hap drejt gremines ekonomike te pashmangshme,ndaj largimi i Edi Rames eshte e vetmja zgjidhje.

Mesimi i madh per ekonomine qe Trump i dha Amerikes dhe botes do te jete filozofia udheheqese e opozites per nxjerrjen e Shqiperise nga gremina ekonomike ku e zhyti rilindja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?