FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili paralajmëron Ramën: Fundi i horrave do jetë i tmerrshëm

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sot ndaj deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili e cilësoi oficerin që bëri denoncimin e dhunimit të vajzës si horr.

Në një koment në Facebook, Vasili shkruan se fati i kryemaskarenjëve që qeverisin është i paracaktuar dhe do të jetë i tmerrshëm.

“Luftën e bëjnë heronjtë, qeverisin maskarenjtë dhe përfitojnë horrat. Heronjtë po denoncojnë krimin dhunën dhe trafikun e drogës. Maskarai që kryeqeveris, fle me kriminelet, zhvat pronën publike, mbush shkollat me droge dhe mbron dhunuesit. Horrat përfitojnë para, mbrojtje dhe pushtet. Fati i kryemaskarenjve dhe i horrave është i paracaktuar: fund i tmerrshëm i tyre, pa kthim”,- shprehet Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?