Vasili: Për turpin e Edi Ramës, 80% e policëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

Sindikata e policisë i është drejtuar me një letër kryeministri Edi Rama, duke kërkuar prej tij plotësimin e 9 kërkesave. Sindikata në emër të mbi 2 mijë policëve, kërkon kushte më të mira, teksa theksohet se ata punojnë në kushte mjaft të vështira, forcat e rendit kërkojnë pagën e 13-të si dhe pagesën e orëve shtesë.

Për të përforcuar pakënaqësinë e forcave të rendit, Sindikata përmend faktin se 80% e efektivëve të policisë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, duke shtuar se ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik.

Duke marrë shkas nga këto kërkesa të parashtruara nga Sindikata, ka ardhur reagimi i kreut të gruit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, thekson se ky është turpi i radhës i Qeverisë “Rama”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Petrit Vasilit

Swiss Digital Mobile Reklama

Per turpin e Edi Rames 80% e policeve kane aplikuar per llotarine amerikane.

Per faqen e zeze te Edi Rames 70% e familjeve te policeve jetojne nen minimumin jetik.

Ne ditet e errta te Edi Rames shqiptaret kane qene me te pasigurte se asnjehere,pronat e tyre me te rrezikuara se kurre,familjet me te shqetesuara se asnje here.

Me te qetet dhe te sigurtet ne ditet e Edi Rames kane qene vetem trafikantet dhe kriminelet.

Ne ditet e zeza te Edi Rames shqiptaret e kane pare lirine,dinjitetin te neperkembur dhe policine te demoralizuar,te varfer dhe te percmuar e neperkembur dhe jo si mbrojtjen e tyre..

Cdo dite me tej e Edi Rames eshte dite e keqe per kedo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?