Vasili: Po tani kush ja ka fajin Edi Ramës?
Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për shkarkimin e disa drejtorëve të hipotekave nga kryeministri Edi Rama.
Në një koment në Facebook, Vasili shprehet se Rama po shkarkon njerëzit që emëroi vet. Ndërsa shton se dikur Rama akuzonte të tjerët për keqqeverisjen, ndërsa sot del se e ka fajin vetë.
Postimi i plotë i Petrit Vasilit:
Po ky gërmadha kryeministër, a i emëroi vetë këta drejtorët e hipotekave, që po i shkarkon tufa-tufa?
Po ky kryeministër na çau dërrasat, duke thënë që po i emëron drejtorët me konkurs, me portal, me kritere, me seleksionim. Se qau e lau dikur ky, se me demek fajin ia kishin të tjerët që punët nuk i shkonin mirë.
Po tani që i zgjodhi vetë këta drejtorët, kush ia ka fajin?
Fajin ia ka vetëm vetja e tij dhe shkollëpakësia e tij proverbiale.
Është i paaftë dhe pikë, s’ia kanë fajin as drejtorët dhe nuk i bëjnë derman as drejtorët që heq, e as gjithë qeveria, edhe sikur ta ndërrojë të gjithën.
Trurin shtuf nuk e rigjenerojnë dot as ilaçet dhe as bari.
KOHA JONË SONDAZH

