FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili pret zyrtaren e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili priti në një takim në selinë e LSI-së znj. Susan K Falatko, Drejtore e Zyrës për çështjet e Europës Jugqendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Gjatë takimit me znj. Falatko, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili shprehu shqetësimin për situatën kritike në të cilën ndodhet vendi, në mënyrë të veçantë për protestat masive dhe shumë të drejta të studentëve, kërkesat e të cilave janë minimale, por që qeveria nuk po bën asgjë për plotësimin e tyre.

Drejtuesi i lartë i LSI Petrit Vasili shprehu shqetësim të veçantë lidhur me problematikat e korrupsionit galopant që ka shpërthyer në Shqipëri dhe që ka kulmuar me megaskandalin e korrupsionit në zonën e Astirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u ndal gjithashtu edhe tek politikat ekonomike të qeverise, të cilat sipas tij po sjellin skema korruptive dhe klienteliste, mungesë vizioni dhe rritje të varfërisë për pjesën kryesore të popullsisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?