Vasili: Prokuroria, avokate dhe kamikaze e kryeministrit
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka kritikuar prokurorinë në lidhje me dy rastet e fundit “Babale” dhe “Xhisiela”.
Vasili thotë se duke mos e marrë të pandehur Ramën, prokuroria po merr përsipër të jetë avokate dhe kamikaze e kryeministrit.
“Prokurori antipopull e zgjodhi fatin e saj. Prokuroria ka marre persiper te jete avokate dhe kamikaxe e kryeministrit.
Dy padi te pakapercyeshme rendojne keqas mbi kryeministrin.
Prokuroria nuk guxon ta therrase,ta pyese ta procedoje kryeministrin e paditur,te veteshpallur fajtor.
Prokuroria ka vendosur te jete kunder popullit,kunder ligjit dhe kunder kushtetutes.
Dihet boterisht se ç’ndodh kur je kunder popullit dhe ligjit,dihet edhe fundi i kamikaxeve.
Tanime prokuroria e zgjodhi fatin e vet….”,- shprehet Petrit Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

