Vasili: Prokuroria në shërbim të drogës dhe kryeministrit
Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili akuzoi prokurorinë se është vënë në shërbim të drogës dhe shkelejve ligjore të Kryeministrit. Duke ju referuar gjyqit ndaj ish-drejtorit, Dashamir Xhika, Vasili tha se organi i Prokurorisë po fabrikon akuza.
Deklarata e plotë e Vasilit
Prokuroria e krimeve te renda ne sherbim te droges dhe kryeministrit.
Prokuroria e krimeve te renda tashme vegel ne duart e kryeministrit deshtoi me akuzat ne gjyqin ndaj Z.Xhika nje ish nepunes i shtetit dhe sot qe pa gdhire me urdher politik shpiku nje tjeter akuze ndaj tij.
Kjo prokurori qe nuk arreston Saimir Tahirin akuzat ndaj te cilit i di gjithe Shqiperia dhe pergjimet e te cilit i ka degjuar cdo shqiptar.
Kjo prokurori qe ka prej vitesh denoncimin e kontrollit te larte te shtetit per Gjiknurin per grabitjen e 650 milion euro per CEZ.
Kjo prokurori qe nuk arreston ministren e drejtesise qe ekstradoi duke dhunuar ligjin Nazer Seitaj qe po vete kjo prokurori e kish arrestuar.
Kjo prokurori qe mbyll dosjen e Rames sepse ky kerkoi falje ne facebook pasi ai shkaterroi zgjedhjet duke i bere thirrje policise te lere uniformat dhe te beje vota per partine socialiste
Kjo prokurori e vene per fundi nga kryeministri me kercenimin e vetingut i dha fund besimit te shqiptareve te drejtesia.
Prokurorine e Rames,Markut e Xhafes nuk e beson me askush.
Prokuroria qe nuk lufton drogen e korrupsionin e ministrave eshte qartazi perkrahese edhe droges dhe korrupsionin dhe do te mbuloje diellin me shoshe duke shkelur ligjin me te dyja kembet per te denuar nje ish nepunes vetem e vetem per terhequr vemendjen nga baterdia qeverisjes kriminale e korruptive qe po shkaterron vendin.
Rama jep urdhera politike, por nuk firmos ndersa prokuroret po firmosin dhe po shkelin e dhunojne ligjin, pergjegjesia per ta eshte individuale per sot e per mot dhe shpejt a vone asnje nuk i shpeton dot kurre kesaj pergjegjesie…..
KOHA JONË SONDAZH

