Vasili: Protesta do ketë surpriza, por jo dhunë
Protesta e nesërme e opozitës do të ketë surpriza, por jo dhunë. Kështu u shpreh kryetari i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili i ftuar në studion e lajmeve të Ora News.
“Nuk ka qenë dhuna asnjëherë pjesë e LSI, asnjëherë. Nuk kemi pasur të bëjmë me dhunë. Një gjë është surprizë mënyra dhe argumenta e fjalës dhunë nuk ka. Me surprizat t e dhunës ju jeni njohur në 21 janar”, tha Vasili
Vasili tha se me zgjedhjen e kryeprokurorit reforma ne drejtesi mori një goditje të tmerrshme.
“Reforma në drejtësi ka marrë një goditje të tmerrshme me zgjedhjen e kryeprokurorit. Ka një hapje të vrimave të rrjetës së drejtësisë ku peshqit po dalin. Dje u soll në sallën e parlamentit kandidatët që u rrëzuan nga ONM.”
KOHA JONË SONDAZH

