Vasili: Rama i ka në tavolinë vendimet e Strasburgut, fatura me 2 miliardë euro
Pasi paralajmëroi se Shqipërinë e pret një “tërmet financiar”, për shkak të faturave që qeveria duhet të paguajë për vendimet e Strasburgut, sot kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, ka publikuar dokumentet që vërtetojnë faturën 2 miliardë eurove.
Në një postim në facebook, Petrit Vasili thotë se kryeministri gënjen, pasi i ka pasur mbi tavolinë. ”Skandalin e 2 miliard eurove, qe rrezikon te paguaje Shqiperia si pasoje e humbjes se gjyqeve per kontratat e prishura ne menyre arbitrare nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh ne tavoline dhe qellimisht s’ka levizur as gishtin”, thotë Vasili.
Më tej, Vasili përmend edhe avokaten e shtetit, dhe i bën thirrje Ramës që të mbajë përgjegjësi. ”Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj nuk është emëruar nga unë, por nga vetë ai. Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm”,-shton më tej Vasili.
Statusi i plotë
Kryeministri gënjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh në tavolinë. Skandalin e 2 miliard eurove, që rrezikon të paguajë Shqipëria si pasojë e humbjes së gjyqeve për kontratat e prishura në mënyrë arbitrare nga qeveria, kryeministri e ka prej muajsh në tavolinë dhe qëllimisht s’ka lëvizur as gishtin.
Ky gënjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon të vërtetën, që është në dritën e diellit. Këtë skandal monstruoz, e kam denocuar kohë më parë, pa qenë fare në opozitë, por si ministër i drejtësisë në atë kohë ja kam përcjellë me shkrim me shkresë me: Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 këtë shqetësim shumë të rëndë, që mu bë prezent nga Avokati i Shtetit me shkresën e saj me Nr.prot 43/23 datë 06.04.2017.
Këto janë faktet, që nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, që kemi kryeministër le të guxojë të thotë të kundërtën.
Avokatja e Shtetit, që ka kryer detyrën e saj nuk është emëruar nga unë, por nga vetë ai.
Ndaj kryeministri mashtrues ta mbajë këtë përgjegjësi dhe boll ju përvodh fajit të pashmangshëm.
Ai është përgjegjësi i vetëm dhe ai vetë do përgjigjet.
Shumë pak kohë i ka mbetur…


KOHA JONË SONDAZH

