Vasili: Rama kundra Ramës. Çfarë perversiteti kriminal!
Nënkryetari Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili shprehet se sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën, aq saqë del si karagjoz politik edhe kundra vetes, duke u diskredituar totalisht.
Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili teksa referon moszbatimin e urdhëruar të anëtarëve të PS-së në KQZ të dekretit të Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, thekson se ata shkelën Kushtetutën dhe ligjin, duke përdorur standard të dyfishtë.
Reagimi i Petrit Vasilit
Sot që i duhet të vjedhë votat, Edi Rama dhe kamikazët e tij në KQZ, si idiotër që janë, e rrëzuan vetë Dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin.
Po çfarë standardi predikonte po i njëjti Edi Rama në 4 tetor 2018 në emisionin “Real Story”, kur bëhej fjalë për Marrëveshjen e Detit me Greqinë.
Edi Rama thoshte me gojën plot, me zë e figurë:
“Nëse do të realizojmë një marrëveshje sigurisht që ne do ta kalojmë në parlament, dhe pastaj Gjykata Kushtetuese vërtetë sot nuk mund të gjykojë,por ajo është e hapur.
Kush ka pretendime mund të regjistrojë pretendimin, mund ta depozitojë çështjen, dhe në momentin që bëhet funksionale, ajo mund ta rimarrë çështjen”, u shpreh Edi Rama.
Pra sot Edi Rama dhe kamikazët e tij socialistë në KQZ, duke respektuar ato që ka thënë i njëjti Edi Rama,
Së pari: Duhet të zbatonin pikë për pikë dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve.
Së dyti: Po këta, Edi Rama dhe KQZ, të regjistronin ankimimin në Gjykatën Kushtetuese dhe kur ajo të ngrihej, ta shqyrtonte dhe të prisnin vendimin e saj.
Por sot halli i vjedhjes së votave të telekomanduara nga kriminelët e turpëron dhe e përdhos Edi Ramën, aq saqë del si karagjoz politik edhe kundra vetes, duke u diskredituar totalisht.
Kush e dëgjon dhe beson Edi Ramën do të thotë që nuk ka asnjë respekt ndaj vetes.
KOHA JONË SONDAZH

