Vasili: Rama, ky llafazan nuk flet për epideminë e fruthit
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, akuzon kreun e qeverisë, për heshtjen e tij ndaj epidemisë së fruthit. Në një status në facebook, Vasili shkruan se Rama, ”ky llafazan”, nuk ka vënë në lëvizje asnjë institucion përballë kësaj emergjence kombëtare. ”Kryeministri shpërdoroi qindra milionë euro për koncesione dhe e ka lënë shëndetin publik në dorë të zotit me financime mizerabël. Krim shtetëror që s’është parë kurrë më parë në dhjetëra vjet. Drejtësia e “re” le të flerë, ishalla nuk e zë fruthi”,-shkruan Vasili.
Statusi i plotë
Epidemia e fruthit dhe perbuzja e kryeministrit per shendetesine.
Shqiperia po perballet me epidemine e fruthit, por njeherazi po perballet dhe perbuzjen e kryeministrit per shendetesine. Ky llafazan i palodhur qe nuk le budallek pa komentuar s’ka folur asnje fjale s’ka vene ne levizje asnje institucion perballe kesaj emergjence kombetare.
Mungojne te gjithe hallkat e zinxhirit te drejtimit te epidemise ne nivel kombetar, ato nuk jane ngritur fare, duke shkelur ne menyre skandaloze ligjin per mbrojtjen nga semundjet ngjitese miratuar ne vitin 2016.
Ku eshte sherbimi i inteligjences epidemiologjike, po komiteti i imunizimit,komiteti i eksperteve te imunizimit etj etj, po drejtuesit e tyre cilet jane?? Epidemiologet dhe mijëra punonjes po punojne me perkushtim,por pa drejtim profesional dhe perballe perbuzjes se kryeministrit.
Ne Ministrine e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, gjithe shendeti publik dhe ai paresor ka vetem nje sektor me nje shef dhe 2 specialiste, turp i padegjuar. ISHP eshte pa drejtim,e nenvleftesuar dhe asnje blerje vaksine shtese per fruthin nuk eshte bere.
Kryeministri shperdoroi qindra milione euro per koncesione dhe e ka lene shendetin publik ne dore te zotit me financime mizerabel.Krim shteteror qe s’eshte pare kurre me pare ne dhjetra vjet. Drejtesia e “re” le te flerë, ishalla nuk e ze fruthi.
KOHA JONË SONDAZH

