Vasili: Rama nuk i lan dot duart si Ponc Pilati

Kreu i deputetëve të LSI, Petrit Vasili ka reaguar sot për skandalin e dosjes “Habilaj”, ku mes përgjimeve të trafikantëve të drogës rezulton i përfshirë dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

Kryeministri i droges nuk i lan dot duart si ponc pilati.
Gjithçka kriminale qe permbyti me droge dhe krim Shqiperine eshte veper e Kryeministrit.
Eshte informuar Kryeministri nga shume drejtime, qofshin vende mike dhe aleate, si edhe sherbime partnere per drogen dhe ministrin tutor te saj, me te cilat kriminalizuan ne cdo qelize sigurine kombetare dhe te cdo qytetari dhe ka bere me qellim te qarte veshin e shurdhet, sepse ishte njesh me krimin.
Nuk i lan dot duart ponc pilati kryeminister, duke shitur ish- ministrin sherbetor te droges dhe krimit.
Eshte ai, kryeministri fajtor, dhe drejtesia s’mund te vonoje më asnje sekonde pasi ajo ka nje pergjegjesi madhore perpara vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?