FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili, Ramës: Mos fol për shëndetësinë, di më pak se breshkat

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka këshilluar kryeministrin Edi Rama që mos flasë për shëndetësinë sepse sipas tij, ai nuk merr vesh.

Në një status në FB, Vasili ironizon kryeministrin duke thënë se ai di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij.

Reagimi i Petrit Vasilit 

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri qe s’kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone.

Swiss Digital Mobile Reklama

O kryeminister boll u bëre gazi i botës, merre vesh një herë e mirë:ka vetëm një sistem referimi pacienti në gjithë globin, pra nuk ka një elektronik dhe një pa elektronik siç ta thonë ty.

Ky sistem referimi i pacientit është ngritur në nëntor 2009 pavarësisht se ty nuk ta thonë ngaqe e dinë që nuk merr vesh.

Sistem referimi do të thotë që pacienti në pikën më të afëet të marrë sa më shpejt ndihmën mjeksore të duhur dhe ky është themeli i asaj që organizata botërore e shëndetësisë thotë për sistemin e referimit të pacientit.

Çdo mënyrë komunikimi është legjitime dhe referimi nëpërmjet mjeteve digitale është thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijëra qytetarë që nuk e përdorin dot elektronikën dhe nuk do mbeten pa shërbim sipas teje,apo jo?!

Ishalla kuptove gjë…

Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeministër se do jesh më rehat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?