FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vasili: “Rilindja”, e vetmja që s’e do drejtësinë. Padinë ndaj Ramës e depozituam sërish

Petrit Vasili, kryetari i Grupit të LSI, deklaroi sot se e vetmja forcë politike që nuk e do drejtësinë është Rilindja e kryeministrit Edi Rama. Po ashtu, njoftoi se LSI-ja e ka depozituar sërish padinë e ngritur ndaj Ramës, për thirrjen që ai i bëri Policisë së Shtetit gjatë fushatës elektorale që të mblidhte vota për PS-në.

Vasili, nga selia e LSI, tha: “Jam këtu për të konfirmuar njëherë e përgjithmonë që e vetmja forcë politike që s’e do Reformën në Drejtësi është “Rilindja” e kryeministrit edi rama

LSI-ja është ajo forcë që ka zhbllokuar ngërçet politike dhe ka realizuar konsensuse të gjëra me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe i ka hapur rrugës, kësaj reforme në Shqipëri.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?