Vasili: Rrëzimi dhe burgosja e Ramës, nuk shlyen greminën financiare
Përmes një postimi në facebook, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se kryeministri Edi Rama ka llogari të hapura me shqiptarët. ”Kjo është llogaria e hapur qindra milion euro që Edi Rama ka me shqiptarët ku as rrëzimi dhe burgosja e tij nuk mjaftojnë për të shlyer greminën financiare, që i ka shkaktuar vendit”,-shkruan Vasili në facebook.
Postimi i plotë
Shqiptaret duan llogari per grabitjet e Edi Rames, ku as rrezimi dhe burgu i te cilit nuk mjaftojne? Edi Rama ka nje llogari shume te madhe te hapur me shqiptaret te cilen heret e vone drejtesia do ta coje ne vend sepse Edi Rama do te duhet te jape llogari deri ne nje:
Se si i grabiti 40 milion eurot te Unaza e Re me tendera me kompani mashtruese,me oferta zero leke, me cmim 19 milion euro km.
Se si u grabiten parate e OST nga te njejtit mashtrues me tendera hajdutesh dhe me oferta zero leke serish.
Se si koncesioni i rruges se thumanes shkoi ne 22 milion euro km dhe me nje mega grabitje qindramilion euro.
Se si rruga vlore orikum grabit rreth 70 milion euro per nje zgjerim 3 m duke rrembyer dhjetra milion euro
Se si i paguhen miliona euro Check up per ekzaminime te pakryera pra dhurate per qeverine dhe oligarkine.
Se si qindra milion euro te tjera i gllaberijne koncesionet e tjera per sherbime qe shqiptaret i marrin me cilesi shume me te ulet se me pare.
Se si qindra milion euro para te pista i ka lejuar te futen dhe te shkaterrojne ekonomine dhe te falimentojne mijra biznese.
Se si u grabit teatri,qe te pastrohen mbi 200 milion euro diten per diell.
Kjo eshte llogaria e hapur qindra milion euro qe Edi Rama ka me shqiptaret ku as rrezimi dhe burgosja e tij nuk mjaftojne per te shlyer greminen financiare,qe i ka shkaktuar vendit.
KOHA JONË SONDAZH

