Vasili: Shpërdorim kriminal i parave

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, ka ngritur shqetësimin se vdekjet nga zemra dhe kanceri, janë rritur dukshëm, dhe shtron pyetjen se për çfarë shërbeu Checkup-i, kur moshat nga 40-60 vjeç që janë grup mosha janë të mbuluara nga check up, ka rritje të sëmundjeve tumorale.

Duke marrë shkas nga shifrat e INSTAT, të cilat konfirmojnë rritje të vazhdueshme të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në moshat e reja. ”Për 2017 një rritje të vazhdueshme e të theksuar të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në grup moshat 45-60 vjeç, por edhe më të reja”,-shkruan kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Nga ana tjetër, Vasili bën me dije se ka kërkuar në kuvend, treguesit që provojnë përmirësimet pas fillimit disa vjeçar të chek up dhe raportin se sa është ulur vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet kardiake, por që ende nuk ka marrë përgjigje profesionale.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Përveç entuziazmit oligarkik dhe injorant të xhepave të mbushur të kryeministrit dhe të ministres së tij, nuk kishte asnjë përgjigje profesionale. Këto shifra flasin vetë dhe check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekësie që vuan nga një nivel shumë i ulët financimi. Kur shkollëpakësia bëhet bashkë me grykësinë ndodhin vetëm tragjedi”,-shton më tej kreu i grupit parlamentar i LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Statusi i plotë

Vdekjet nga zemra dhe kanceri janë shtuar dukshëm, po check up përse shërbeu?? INSTAT konfirmon edhe për 2017 një rritje të vazhdueshme e të theksuar të vdekjeve nga sëmundjet kardiake në grup moshat 45-60 vjeç, por edhe më të reja.

Po e njëjta rritje e theksuar është edhe të sëmundjet tumorale me shtrirje nga 40-60 vjeç. Të gjitha këto grup mosha janë të mbuluara nga check up.

Kam kërkuar në sallën e parlamentit se cilët janë treguesit, që provojnë përmirësime pas fillimit disa vjeçar të chek up dhe kërkova sa është ulur vdekshmëria nga kanceri dhe sëmundjet kardiake që janë edhe shkaktarët kryesore të vdekjeve.

Përveç entuziazmit oligarkik dhe injorant të xhepave të mbushur të kryeministrit dhe të ministres së tij, nuk kishte asnjë përgjigje profesionale.

Këto shifra flasin vetë dhe check up ishte një shpërdorim kriminal i parave të një mjekësie që vuan nga një nivel shumë i ulët financimi. Kur shkollëpakësia bëhet bashkë me grykësinë ndodhin vetëm tragjedi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?