Vasili: Skandal! KLP shkel haptas ligjin që në hapin e parë
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili akuzon KLP-në se po shkel hapur ligjin që në ditët e saj të para të formimit si institucion.
Sipas Vasilit, s’ka mundësi që askush të pranojë e të legjitimojë këtë veprimtari aventureske të KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojnë.
Petrit Vasili bën apel që KLP të ndalet dhe të mos thellohet në paligjshmëri, sepse kësisoj po ndihmon kaosin, paligjshmërinë dhe ilegjitimitetin e institucioneve të reja.
Nga Petrit Vasili
Skandal!! KLP shkel haptas ligjin qe ne hapin e pare.
KLP ne menyre skandaloze shkel ligjin e funksionimit te vet.
S’ka mundesi qe askush te pranoje e te legjitimoje kete veprimtari aventureske te KLP, kur dispozitat ligjore nuk ekzistojne pasi:
Edhe nëse janë zgjedhur anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dispozita që rregullon mënyrën e thirrjes dhe mbledhjes së këtyre organeve kolegjiale nuk ekziston, pasi ato rezultojnë të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese (neni 61, dhe neni 159 i ligjit nr.115/2016 “Për organet qeverisësë në sistemin e drejtësisë”, janë shfuqizuar tërësisht).
KLP te ndalet dhe te mos thellohet ne paligjshmeri,sepse kesisoj po ndihmon kaosin,paligjshmerine dhe ilegjitimitetin e institucioneve te reja.
Cdo gje e lindur mbi antiligjshmerine eshte antireforme dhe atentat ndaj shtetit ligjor.
KLP NDALU DHE RESPEKTO LIGJIN !!!
KOHA JONË SONDAZH

