LSI: Të gjithë bashkë kundër derrave të kënaqur të qeverisë
Petrit Vasili, kryetar i Grupit Parlamentar të LSI-së, përmes një komenti në rrjetet sociale i ka drejtuar një tjetër thirrje qytetarëve për të mbështetur protestën e nesërme të thirrur nga opozita.
Vasili shkruan “të gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë. Në vijim, kreu i Grupit Parlamentar të LSI thotë se nesër protestohet kundër varfërisë, kundër atyre që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës, kundër atyre që grabisin paratë e shqiptarëve me tendera dhe konçensione”.
Mesazhi i Petrit Vasilit
Të gjithë bashkë në 27 janar kundër derrave të kënaqur të qeverisë.
Në 27 janar protestojmë kundër varfërisë.
Kundër atyre, që u bëjnë presion të varfërve me bukën e gojës.
Kundër atyre, që kanë zaptuar qeverinë e nuk bëjnë asgjë, por grabisin paratë e shqiptarëve me koncesione e tendera.
Ata, që lenë naftëtarët pa bukë dhe tallen me hallin e tyre, që lenë mijëra të rinj rrugëve pa punë e pa shpresë, që i detyrojnë mijëra gra e burra të Shqipërisë të braktisin këtë vend të bekuar dhe të enden në mëshirë të fatit në dhe’ të huaj.
Ata, që me arrogancën e derrave të kenaqur e të panginjur e shkretuan këtë vend dhe ua bënë dhuratë një dore oligarkësh.
Protestojmë, që ilaçet dhe jeta që janë e drejtë e çdo qytetari të mos shndërrohen në sevap të një kryeministri mizor e të pashpirt.
Protestojmë, që arsimi publik të mos jetë shfrytëzuesi pa mëshirë i studentëve dhe familjve të varfra, duke u rrëmbyer edhe lekun e fundit për t’ia dhuruar privatëve.
Protestojmë, që drejtësia të jetë njëlloj për të gjithë dhe jo një drejtësi që fal kryeministrin dhe burgos të varfërit derisa lenë dhe jetën burgjeve.
Protestojme qe policia te luftoje kriminelet e trafikantet dhe jo protestuesit e thjeshte.
Protestojme kunder atyre qe mbushen shkollat e femijve me droge.
Protestojmë kundër kryeministrit, që mbush me plehra Shqipërinë.
KOHA JONË SONDAZH

