Vasili: Zgjedhja e Armand Dukës, një lajm shumë i mirë për futbollin
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili e cilëson rizgjedhjen e Armand Dukës në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit si një lajm të mirë për futbollin shqiptar.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se shmangia e drejtimit politik të FSHF-së është një garanci që gutbolli do të vazhdojë t’u sjellë gëzim shqiptarëve.
“Zgjedhja e Armand Dukës, një lajm shumë i mirë për futbollin. Futbolli ka nevojë vetëm për ata që e kanë treguar se dinë të fitojnë. Futbolli do të vazhdojë t’u sjellë gëzim shqiptarëve”- shprehet në reagimin e tij në rrjetet sociale, kreu i ligjvënësve të LSI-së, Petrit Vasili.
KOHA JONË SONDAZH

