Veliaj i përgjigjet Kokëdhimës: Je oligark i vobektë, që nuk i jep qytetit një pemë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka kthyer përgjigje një komenti që kishte bërë gjatë ditës së sotme biznesmeni Koço Kokëdhima, i cili e kritikonte atë për politikën e tij të taksave kundër ndërtuesve.
Duke iu drejtuar Koço Kokëdhimës, Veliaj thotë se i ka dhjetëfishuar taksat për bizneset e ndërtimit dhe të pasurit, si një mënyrë që ata t’i kthejnë qytetit atë që qyteti u ka dhënë në gjithë këto vite, qoftë nëpërmjet lejeve të ndërtimit ashtu edhe duke qenë njerëz të privilegjuar në marrjen e shumë shërbimeve.
Veliaj nuk ngurron ta cilësojë Kokëdhimën si një biznesmen të vobektë sa i përket përgjegjësisë së tij sociale ndaj qytetit.
Komenti i plotë:
“I kam 10 fishuar taksat VETEM për oligarkët si ty shoku Koço që i keni marrë këtij qyteti njëqind-fish e s’i keni dhënë mbrapsht asnjë pemë! Gjithologë që shisni dëngla “si të bëhesh milioner”, por në kontribut jeni më të vobektë se të moshuarit zemërbardhë të azilit të pleqve!”
KOHA JONË SONDAZH

