Veliaj mesazh të rinjve: Partia Socialiste i jep shansin çdokujt

“Në Partinë Socialiste fillimi është i barabartë për të gjithë”. Ishte ky mesazhi që u dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj të rinjve votues për herë të parë të Lagjes 13 në kryeqytet.

“Detyra jonë, nuk është që të kalojmë pragun e derës dhe të mbyllim derën, por të kalojmë pragun e derës dhe ta lëmë këmbën aty, që dera të mos mbyllet, për të hyrë dhe të tjerë, për t’ju dhënë edhe mundësi të tjerëve për të thënë: Unë nuk e di si del finish-i, por di që start-i është i barabartë për të gjithë”, u shpreh Veliaj, gjatë takimit me të rinjtë te biblioteka “Misto Treska”.

Ai tha se rinia e ka lidhur pasionin dhe idetë e veta me të majtën. Ndërsa, duke folur për rastin e kandidatit për deputet që është rritur në fshatin SOS, Alfred Muharremi, Veliaj tha se është shembulli tipik që në PS i jepet shansi çdokujt dhe nuk shihet prejardhja ose mbiemri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam krenar për ty, doja patjetër të ishe në listën tonë të Tiranës sepse besoj që të majtës i shkon që të promovojë njerëz nga çdo shtresë dhe nga çdo rrugëtim i jetës. E djathta, jo në Shqipëri, po kudo në botë, është tipikisht për elitën e shoqërisë, për aristokratët, ata që kanë pasur bizneset. Kurse e majta gjithmonë thotë: Duhet që çdo shtresë të ketë një shans. Dua që historia jote të jetë një histori që frymëzon, të rinj që nuk i kanë prindërit VIP-a apo të pasur, mbiemrin nuk e ka në mbiemrat aristokratikë të parisë së Tiranës, por që thotë: mund t’ja dal edhe unë”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?