Veliaj pret aktoren italiane Manuela Arcuri dhe i dhuron kapelen e gruas tironse. Arcuri: Qytetin e gjeta totalisht të transformuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në zyrën e tij aktoren e famshme italiane, Manuela Arcuri. Aktorja ndodhet në Tiranë për xhirimin e filmit të saj më të ri. Veliaj i dhuroi aktores së famshme kapelen e gruas tironse.

Arcuri tha se kjo është vizita e dytë që ka bërë në Tiranë, të cilën pohoi se këtë herë e gjeti totalisht të transformuar dhe më të kuruar.

“Qytetin e gjeta totalisht të ndryshuar, totalisht të transformuar. Më të bukur sigurisht edhe më të kuruar. Herën e kaluar nuk pata shumë kohë për ta vizituar por këtë herë shkova edhe në restorante, kështu që provova dhe kuzhinën tuaj dhe dua t’ju them që peshku është shumë i mirë”, u shpreh Arcuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?