Vetingu, ambasadori Lu: Sot është një ditë shprese

Ambasadori amerikan Donald Lu ka dhënë një mesazh paradite e së hënës, lidhur me nisjen e procesit të Vetingut në Shqipëri. “Sot është një ditë shprese në Shqipëri”,- tha ai.

Deklarata e tij e shkurtër u dha pasi bashkë me ambasadoren e BE-së, Romana Vlahutin, morën pjesë në përurimin e godinës që ish-Lidhjes së Shkrimtarëve, ambienti ku do të punojë tani e tutje Komisioni i Pavarur i Kulifikimit, organi kryesor që të zbatojë Vetingun në Shqipëri.

Por, deklarat e tij u dha edhe ditën kur pritet që Gjykata Kushtetuese të japë vendimin përfundimtar për rrëzimin ose jo të tre ligjeve të Vetingut, pas ankesës që ka paraqitur  ndaj tyre Unioni i Gjyqtarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?