FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetingu në politikë, Bylykbashi: Rama i ka hapur dyert kriminelëve

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj kryeministri Rama se i ka hapur dyert e institucioneve kriminelëve.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatet për vetingun në politikë, Bylykbashi tha se amendamentet e propozuara prej opozitës mbyllet hapësira për të anashkaluar ligjin për dekriminalizimin.

Oerd Bylykbashi: Me këto amendamente mbyllet hapësira me të cilën ju menduat se mund të anashkaloni ligjin për dekriminalizimin. E keqja më e madhe janë drejtuesit e grupit parlamentar, me në krye Edi Ramën që i hapi portën nga brenda institucioneve demokratike duke i lejuar kriminelëve të penetrojnë.  Sepse Rama e ka dizenjuar këtë plan për ti futur brenda. Ata i sjellin votat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?