Vetting politikës, në Kuvend po shqyrtohet nisma e PD-së (FOTO)
Në një mbledhje të përbashkët të Komisionit të Ligjeve si dhe e Këshillit për Legjislacionin, ka filluar procedura për shqyrtimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga 44 deputetë të grupeve parlamentare PD, LSI dhe PR, për atë që njihet gjerësisht si nisma e opozitës për vettingun politik.
Parimet kryesore ku do të bazohet Vetting-u politik janë:
1-Do të jetë një proces krejtësisht i pavarur dhe i palidhur dhe i pandikuar nga Vetting-u i drejtësisë.
2-Do të jetë një model shumë më i thjeshtë dhe i qartë, afër modelit që u përdor për dekriminalizimin.
3-Do të kryhet nga një strukturë profesionistësh krejtësisht të pavarur nga politika.
4-Nuk mund të jetë kurrsesi një strukturë parlamentare dhe aq më pak një strukturë e përbërë nga përfaqësues partiakë: Do ishte absurde dhe tallëse: politikanët do të jenë subjekt i Vetting-ut dhe jo zbatues të Vetting-ut.
5-Do të ketë mbikqyrje ndërkombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

