FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vettingu”, 775 gjyqtarëve dhe prokurorëve ju verifikohen pronat

Vettingu, duket se ka nisur të funksionojë, pasi sipas informacioneve të fundit, në sitën e verifikimit të pronave, janë 775 gjyqëtarë dhe prokurorë. Paralelisht me deklarimin që po bëjnë gjyqtarët, prokurorët dhe të afërmit e tyre mbi pasuritë që kanë në formën e pronave të patundshme, mësohet se Hipoteka ka filluar paraprakisht kontrollin e këtyre aseteve.

Të gjithë punonjësve të zyrave të regjistrimit të pasurisë u është komunikuar një urdhër verbal, i shoqëruar dhe me katër lista të emrave të gjyqtarëve, prokurorëve dhe bashkëjetuesve, ku nuk përjashtohen as fëmijët, për të nxjerrë në një tabelë të gjithë regjistrin e pronave të tyre.

Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Engjëll Agaçi, ka urdhëruar krerët e Hipotekës, që të fillojnë paraprakisht kontrollin e pronave për zyrtarët që janë subjekt i rivlerësimit. Qëllimi është për dy arsye madhore: Të shmangen ndryshimet e pronësisë në momentin e fundit nga ana e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe të mos vonohet as një ditë procesi i “vettingu-t”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se janë plotë 775 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilëve po iu verifikohen pronat. Në këtë listë, ndodhet e gjithë kupola e drejtësisë: Që nga kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja dhe anëtarët e kësaj trupe, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe familja tij, kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, krerët e gjykatave më të mëdha si Sandër Simoni, Fehmi Petku, Xhezair Zaganjori, Gerti Hoxha, 9 anëtarët e KLD-së që vijnë nga gjyqësori ku nuk përjashtohet dhe emri i gjykatësit Gjin Gjoni I cili ka qënë më parë subjekt i kontrollit të ILDKPI.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këto lista, janë shkruar edhe të dhënat për fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të parë nëse ka prona të regjistruara në emrat e tyre, pavarësisht moshës që ata kanë. Ligji i “vettingut” parashikon kontrollin e magjistratëve për tre komponentë: pasuria, kontrolli i figurës dhe aftësia profesionale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?