VIDEO/ Basha: Qeveri ilegjitime, parlament ilegjitim, kryeministër ilegjitim
Ka nisur marshimi i protestës së ditës së sotme të organizuar nga opozita.
Këtë herë protesta nuk do të ketë vetëm një vend, por do të protestohet në të gjitha institucionet kryesore të qeverisë.
“Asnjë hap pas! Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa! #ShqipëriaSiEuropa”, thuhet ne reagimin e PD.
Pavarësisht motit të keq dhe reshjeve të mëdha të shiut, bulevardi Dëshmorët e Kombit edhe sot është tejmbushur nga dhjetëra mijëra shqiptarë.
Gjatë fjalës së tij, kreu i opozitës Lulzim Basha është shprehur se kjo qeveri dhe ky kryeministër janë ilegjitime.
“Për Shqipërinë si gjithë Europa. Rama Ik! Një protestë e jashtëzakonshme. Duam garancinë për jetën e çdo qytetari, votën e lirë. Kryeministri dhe qeveria ilegjitime i dalë me votë nga krimi i organizuar u përgjigj me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës, me gaz helmues. Për plagët që i ka hapur këtij vendi, përgjigja e vetme e Ramës ishte dhuna. Ky është parlament ilegjitim, qeveri ilegjitime, kryeministër ilegjitim.
Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.
Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.
Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.
”, u shpreh Basha.
Ndiqeni protestën LIVE:
KOHA JONË SONDAZH

