Video e Alizotit, Prokuroria thërret deputetin e PD-së

Një ditë pas publikimit të videos ku shfaqet Fredi Alizoti, personazhi për të cilin Prokuroria tha se ka imituar zërin e Agron Xhafaj në audio-përgjim, deputeti demokrat Ervin Salianji thirret për shpjegime.

Prokuroria ka thirrur për të marrë në pyetje deputetin demokrat, cili duhet të paraqitet ditën e premte në Prokurori.

Oficerët e Krimeve të Rënda u paraqiten në selinë e PD-së, ku morën në dorë materialin filmik, ku një person i quajtur Fredi Alizoti shfaqet duke pretenduar se është takuar me Taulant Ballën dhe është shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?