FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ E fishkëllyen gjatë fjalimin, Rama i nxori jashtë të rinjtë që e kundërshtuan

Kryeministri Edi Rama u shfaq i nervozuar në një aktivitet me të rinjtë në Ditën e Rinisë. Ai nxorri nga salla disa nga të rinjtë që kishin mbushur Parkun Olimpik të Tiranës. Shkak është bërë fakti që disa të rinj kanë fërshëllyer mes brohoritjeve të qindra të ftuarve.

“Këtu afër është pylli. Mund të shkoni nëpër pemë dhe të fishkëlleni. Të tjerët këtu, në veçanti vajzat kanë ardhur të dëgjojnë. Dakord bilbila? Ju dhjetë bilbila që jeni këtu, ja ku e keni pyllin shkoni hipni në pemë dhe fishkëlleni”, u shpreh Rama.

Në video keni fjalimin e plotë të Edi Ramës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri foli pak dhe u duk i bezdisur nga aktiviteti. Pasi ka parë që organizatorët e aktivitetit janë kujdesur t’i nxjerrin jashtë të rinjtë, Rama u mor sërish me ta kur tha: “Dua t’i shpreh falenderimin bilbilave. Më vjen shumë mirë që ikën nga salla!”

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/kohajone/videos/749315188591354/

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?