Video eksluzive/ Policia mësyn te “Astiri”, banorët nisin rezistencën
Ashtu si u lajmërua më herët, efektivë të shumtë janë mbledhur për të prishur banesat nesër në zonën e Unazës së Re në Tiranë.
Por mbërritja e policisë I ka gjetur banorët e “astirit” në këmbë të cilët kanë nisur konfrontimet e para.
Kujtojmë se, banorët e Astirit janë në protesta të përditshme prej muajsh në mbroje të banesave dhe bizneseve të tyre.
Për më shumë ndiqni videot-eksluzive të mbërritura në redaksinë e “Koha Jonë”:
Ish-kryeministri Berisha
Sa i përket njoftimit të ish-liderit demokrat Sali Berisha në rrjetet sociale, sipas këtij të fundit, forcat e FNSH po bëhen gati që sot, që nesër të prishin në orët e para të mëngjesit disa prej godinave.
“Ndal dhunes terrorit dhe prishjes se banesave ne Unazen e Re!2, shkruan Berisha, ndërsa publikon edhe mesazhin e oficerit digjital.
“Doktor mirmbrema jam oficer policie neser do shemen ca shpia tek unaza e re, sesa jane nuk e dime sakte dhe ase vendin, vetem e dime qe po behen gati qe sonte forca e nderhyrjes se shpejte dhe do jene aty qe ne 3 te mengjesit…”
KOHA JONË SONDAZH

