VIDEO LIVE/ Prezantohet strategjia e BE për Ballkanin
Komisioni Europian prezantoi sot strategjinë e re të Bashkimit Europian për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Strategjia e Zgjerimit të Komisionit Europian pritet të parashtrojë rrugën në të cilën do të lëvizë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen.
Komisionionerja për Zgjerimin, Frederika Mogerini tha se BE-ja është e interesuar që gjithë vendet e Ballkanit të jenë në BE. Gjithashtu, ajo kërkoi më shumë përpjekje nga këto vende për të kapur standardet.
“Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët. Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme. E ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE. Kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit. Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”, -tha Mogerini.
https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1235785516546568/
AXHENDA
Ora 14.30 Pas miratimit të strategjisë së re të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor nga Kolegji në Strasburg, Mogherini dhe Komisionerit Hahn konferencë për mediat
Ora 15.00 Konferencë shtypi e Ambasadores Vlahutin
Ora 16:00 Transmetimi i debatit për strategjinë në seancën plenare të Parlamentit Evropian
KOHA JONË SONDAZH

